Komentatorja politike, Brizida Gjikondi thotë se kreu i PD, Sali Berisha nuk frymëzon dhe përdor si mjet dhunën.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjikondi u shpreh se ndërhyrja e policisë në protestën e 17 prillit, ishte efikase.
Gjikondi shtoi se Berisha nuk do të heqë dorë nga dhuna, teksa shtoi se ai është pengmarrësi i opozitës.
“Shqiptarët janë lodhur shumë, sidomos nga Berisha. Një opozitë si e Berishës nuk frymëzon. Berisha thotë gjithmonë kilometri i fundit, por është e njëjta regjizurë. Nuk ka vizion të ri, frymë të re. Tregon braktisjen totale. E shoh çdo gjë me regji nga familja Berisha. Mendoj se është vendim i duhur, janë vepra penale. Është hera e parë që ndërhyrja e policisë ishte dinamike. U kapën provat. Vërtet, policia në protestat e mëparshme nuk ka arritur të kapë në flagrancë, personat e pajisur me këto mjete piroteknike. Ndërhyrja e policisë ka qenë efikase. Mendoj që policia ka treguar efikasitet. Ne nuk kemi parë kurrë, kemi parë grupe anarkistësh që bëjnë dhunë. Zoti Hita ka kryer sukses edhe në pjesën e policisë rrugore, që nuk e sheh më në rrugë. Nuk e besoj se Berisha heq dorë. Unë jam e bindur se Berisha, për sa kohë do jetë në krye të asaj partie, nuk ka për të hequr dorë nga dhuna. Një politikë nuk mund të jetë agresive, por duhet të merret me politikat e mazhorancës. Këto sondazhe tregojnë psikozën që kanë shqiptarët, që kërkojnë frymë të re. Berishës nuk i intereson të vijë opozita dhe PD në pushtet. Atij i intereson të jetë në krye të opozitës”, theksoi ajo./