E martë, 21 Prill 2026
Të Fundit
Lajme

Buxheti ka arkëtuar më shumë të ardhura/ MF: Ndikim TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare

Mbi 205 miliardë lekë ka arkëtuar buxheti i shtetit në periudhën janar-mars të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 24 miliardë lekë ose 13.3 % më shumë. Kjo vlerësohet një shifër mjaft optimiste e cila konfirmon se ecuria e ekonomisë por edhe konsumi kanë pasur një rritje pozitive. Zërat që kanë dhënë më shumë kontribut rezultojnë se janë TVSH ,akciza dhe tatimi mbi fitimin .
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizuan në shumën 25.2 miliardë lekë, 4.1 miliardë lekë ose 19.4% më shumë se tremujori 2025.

Efekt direkt duket se ka pasur rritja e çmimeve sidomos përgjatë muajit mars ndikim ky i konfliktit në lindjen e Mesme. Rritja e çmimeve të karburanteve ka një efekt të veçantë në të ardhurat nga TVSH dhe akcizën. Karburantet janë një produkt që konsumatorët i blejnë shpesh .

Po ashtu edhe të ardhurat  nga tatimi mbi fitimin dhe nga të ardhurat personale kanë pasur një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Po ashtu edhe Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 3 mujore të vitit 2026, arritën në rreth 156 miliardë lekë, me një realizim në masën 92.9% e planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.  Ky zë ka rezultuar 5.9 % më i lartë ose rreth 8.7 miliardë lekë më shumë në krahasim me 3-mujorin 2025 duke treguar që niveli i investimeve ka qenë pozitiv.

InfoShqip