Tuesday, 21 April 2026

Albin Kurti po harxhon kohën që ka në dispozicion nga Gjykata Kushtetuese duke mos ofruar asnjë marrëveshje reale për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Sipas kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur të shkoj në zgjedhje që kur formoj qeverinë, duke e shfrytëzuar qëndrimin në krye të ekzekutivit për të kaluar vendime dhe paketa ekonomike që atij do ti shërbejnë për fushatë.

Qëndrimin e tij, Haradinaj e mbajti përpara seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës me fokus debat për sektorin energjitik në vend.

“Nuk është qëllimi të oferta sa është vetëm te shfrytëzimi i kësaj kohe që ka mbetë me e hargju këtë kohë pa e kry punën që i takon me kry. Pra, Kurti ka vendosi me shkua në zgjedhje në kohën kur e ka bërë Qeverinë pa krijuar një koalicion edhe për presidentin ose në kohën kur e ka votuar buxhetin pa bërë marrëveshje me subjektet opozitare për ndonjë projekt, për ndonjë temë të caktuar dhe këto janë një lloj kamufllazhe e tij për fat të keq ai po tallet me të gjithë ne, me gjithë Kosovën, po shkon drejt zgjedhjeve.”

Për Haradinaj strategjitë e Kurtit janë të njohura.

“Veç e ka përgatit një pako financiare që synon me e shkep para zgjedhjeve disa ditë me një pension plus dhe disa shtesa të tjera. Ai e ka gjet formulën mos me punu katër vjet, mos me zhvillu vendin, mos me i rrit pagat.”

Edhe brenda në seancë, Haradinaj ka qenë i ashpër me Kurtin duke e quajtur atë kryehajdutin e energjisë në vend dhe Dejona Mihalin njeriu që bashkëvepron për tja dorëzuar Serbisë pavarësinë e saj energjetike.

Ndërsa Albin Kurti përballë krizës vijon ti kujtoj opozitës rezultatin e 28 dhjetorit.

“Kam bërë ofertë gjenerozë për opozitës, mos harroni rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ku morëm 51 përqind, një rezultat historik…Ata nuk i kanë votat as me mbledh nënshkrimet për një kandidat për president.”

Zgjedhjet në Kosovë…duket se po afrohen…

InfoShqip

Redaksia e InfoShqip sjell lajmet më të fundit, analizat dhe informacionet më të rëndësishme për lexuesit tanë.