E hënë, 20 Prill 2026
Të Fundit
Lajme

Skandal në Itali, futbollisti zbret nga makina dhe e sulmon fizikisht tifozin

Situata u përkeqësua më pas me ndërhyrjen e një tifozi tjetër, i cili i kërkoi futbollistit që gjithsesi t’ia bënte një foto fëmijës.

Në atë moment, Orban thuhet se përshpejtoi pak, ndërsa tifozi reagoi duke e goditur kofanon e makinës, ndoshta për ta sinjalizuar praninë e njerëzve aty pranë ose në shenjë proteste.

Reagimi i lojtarit ishte i menjëhershëm: ai zbriti nga mjeti dhe e goditi tifozin, duke e shkaktuar një përballje të ashpër.

Pamjet e tregojnë edhe reagimin e të pranishmëve: një grua që përpiqet ta qetësojë situatën, një fëmijë në lot dhe një klimë tensioni të madh.

Orban u largua më pas nga vendi i ngjarjes nga një punonjës i stadiumit, duke shmangur pasoja të tjera.

Më vonë, sipas raportimeve, lojtari është rikthyer në ambientet e klubit për të kërkuar falje për ngjarjen, duke tentuar ta mbyllë një episod që pritet të lërë pasoja. /Gazeta Express

InfoShqip