Tuesday, 21 April 2026
Lajme

Djali i Agim Ramadani i reagon ashpër Fatos Gecit: Analfabet, marre të qoftë çfarë mbiemri mban

Jeton Ramadani, djali i heroit Agim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, i cili uroi që “Hashim Thaçi të dënohet me burg të përjetshëm”.

Ramadani ka reaguar ashpër duke thënë se ky është degradim.

Ai e quajti Gecin “analfabet”, duke thënë se këto janë vetëm përçarje.

“Kjo nuk është lidership. Është degradim. Me kërku “burgim të përjetshëm” për shqiptarë që kanë luftu për këtë vend – është mungesë klase dhe dinjiteti. Gëzimi për fatkeqësinë e shqiptarëve nuk është standard shtetëror. Nuk përfaqëson vlera. Vetëm përçarje. Heshtja jote do të kishte më shumë peshë se fjalët e tua. Analfabet!  Marre tkoft çfarë mbiemri mbanë”, ka thënë ai. /Gazeta Express

The post Djali i Agim Ramadani i reagon ashpër Fatos Gecit: Analfabet, marre të qoftë çfarë mbiemri mban appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip