Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Xhavit Shala tha se përplasja mes SHBA dhe Iranit, e shoqëruar me bllokadë detare dhe masa ekonomike, kaloi nga diplomacia drejt një situate në prag lufte që pati ndërhyrje nga Pakistani.
Sipas tij, të dy palët po përpiqen të përfitojnë nga situata, ndërsa Trump synon një marrëveshje të shpejtë për të rikuperuar imazhin politik përpara zgjedhjeve.
“Kemi dy palë që janë në konflikt me njëra-tjetrën dhe zhvillimet nisin nga një bllokadë detare, ku SHBA vendos një bllokadë për anijet iraniane. Ishte një veprim surprizë i Trump, pasi nisej nga aspekti ekonomik, sepse nga nafta Irani siguron shumë të ardhura. Kaluam nga diplomacia në masa shtrënguese, në prag lufte; ka qenë një sipërmarrje e madhe dhe ndërmjetësim i Pakistanit.
Irani tani e ka të qartë që Trump e ka me ngut marrëveshjen, sidomos pas shtrëngimit të masave ekonomike dhe krizës së energjisë. Irani po përpiqet të përfitojë sa më shumë. Trump po përpiqet t’i japë një zgjidhje deri në verë që të ketë mundësi të rikuperojë imazhin e vet për zgjedhjet në mes të mandatit; një nga variantet ishte që ky të merrte uraniumin dhe me Hormuzin të merreshin palë të tjera.”
