MEMALIAJ- Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, Donald Nela 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Endri Goxha, 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, 25 vjeçari Darjo Nela, jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
