Tuesday, 21 April 2026
Lajme

Paskal Milo: Ja cilat kanë qenë dy momentet më të vështira kur isha ministër i Jashtëm

Profesor Paskal Milo ka deklaruar këtë të martë nga studio e “Quo Vadis” se ajo që po ndodh me ish-krerët e UÇK-së në Hagë është e padrejtë.

Milo tha se Hashim Thaçi dhe komandantët e tjerë të UÇK-së, që tashmë ndodhen para gjykatës, nuk duhet të ishin në bankën e të akuzuarve, por duhet të trajtohen si heronj.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Të vjen keq për Hashim Thaçin?

Milo: Unë e kam njohur në momente të vështira, në momente lufte. Kemi biseduar shumë herë. Ai nuk e meritonte jo vetëm të shkonte atje, por as edhe të penalizohej me akuzën më të lehtë të mundshme, sepse vepra që ka bërë bashkë me shokët e vet është një vepër historike monumentale. Këto vepra monumentale vlerësohen sa më shumë kalon koha. Thaçi meritonte të ishte në altarin e nderit dhe jo në bankën e të akuzuarve në Hagë. Ne patëm një konferencë në Tiranë për promovimin e një libri, ku përcollëm mesazhe që ky kalvar i Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit të marrë fund dhe ata të kthehen në shtëpitë dhe familjet e tyre. Ky është një apel që e bëjmë edhe sot.

InfoShqip