Donald Trump ka njoftuar zgjatjen e armëpushimit me Iranin, duke deklaruar se masa do të mbetet në fuqi deri në dorëzimin e një propozimi të përbashkët nga udhëheqja iraniane dhe përfundimin e diskutimeve.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, presidenti amerikan tha se vendimi është marrë pas “përçarjes serioze” brenda qeverisë iraniane dhe pas kërkesës së zyrtarëve të lartë të Pakistanit, përfshirë Field Marshal Asim Munir dhe kryeministrin Shehbaz Sharif.
“Na është kërkuar të pezullojmë sulmin ndaj Iranit deri sa udhëheqësit e tij të paraqesin një propozim të unifikuar. Kam urdhëruar ushtrinë të vazhdojë bllokadën dhe të mbetet e gatshme”, thuhet në deklaratën e 79-vjeçarit.
Lideri amerikan shtoi se armëpushimi do të mbetet në fuqi “deri në momentin kur propozimi të dorëzohet dhe diskutimet të përfundojnë, në një mënyrë ose në një tjetër”.
Deklarata vjen në një periudhë tensionesh të larta diplomatike dhe pas përpjekjeve ndërkombëtare për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm mes SHBA-së dhe Iranit.
Ndryshe, kujtojmë se armëpushimi dy-javor mes SHBA-së dhe Iranit do të mbaronte gjatë ditës së nesërme. /Telegrafi/
