Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherri me Daniel Nelën, i plagosur rëndë edhe vëllai i autorit

Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me vrasjen e ndodhur këtë të martë në Memaliaj të Tepelenës, ku viktimë mbeti Endri Goxhaj, 30 vjeç.

Pas një konflikti, shtetasi Daniel Nela, 29 vjeç ka qëlluar me armë zjarri Goxhajn, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

Sipas njoftimit të policisë, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar. Ngjarja ka ndodhur në zonë të banuar, duke shkaktuar panik te qytetarët.

Autori i dyshuar, Daniel Nela pas ngjarjes, është larguar me automjet.

 “Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

/vizionplus.tv

InfoShqip