Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Haradinaj ngre dyshime për sektorin e energjisë: Përmend lidhje me LVV-në dhe vëllain e Kurtit

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngritur akuza dhe dyshime lidhur me zhvillimet në sektorin e energjisë në Kosovë.

Në një intervistë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Haradinaj ka deklaruar se krijimi i disa kompanive në këtë sektor nuk është rastësi, duke pretenduar se ato kanë lidhje me Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, në këto procese është i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka përmendur në kontekst të vlerësimeve të kontratave në energji.

“A është krejt rastësi kjo, që po krijohen këto kompani, të gjitha po e kanë njëfarë lidhje me Vetëvendosjen. Deri edhe vëllai i kryeministrit ka hyrë aty ku bëhen këto vlerësime të kontratave në energji. Ka hyrë në punë aty ku bëhen ato kalkulimet e blerjeve”, është shprehur Haradinaj.

InfoShqip