Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që u qëllua me armë zjarri

Ky që shihni në foto është Endri Goxhaj, 30-vjeçari i cili u vra mbrëmjen e kësaj të marte në Memaliaj me armë zjarri.

Sipas policisë, viktima është qëlluar me armë nga 29-vjeçari Daniel Nela. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i këtij të fundit, 25-vjeçari Dalio Nela.

Ngjarja ka ndodhur në zonë të banuar, duke shkaktuar panik te qytetarët.

 “Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

/vizionplus.tv

InfoShqip