
Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, të martën në Kuvendin e Kosovës uroi burgimin e përjetshëm të Hashim Thaçit, duke e krahasuar me Naim Murselin.
Pas kësaj atij ia tërhoqi vërejtjen kryetarja e Kuvendit që është edhe U.D Presidente, Albulena Haxhiu.
Për këtë ka reaguar edhe Alban Krasniqi i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili është bashkëshorti i Albulena Haxhiut.
Ai ka thënë të kundërtën e asaj që uroi Geci, Krasniqi tha se e dëshiron kthimin e të gjithë ish-krerëve të UÇK-së.
“Nuk ia dëshiroj asnjërit dënimin në Hagë sepse besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, përkundrazi ia dëshiroj kthimin dhe lirinë të gjithëve e jo veç njërit”, ka thënë ai. /Gazeta Express
The post Nga deputeti Fatos Geci distancohet edhe Alban Krasniqi i VV’së: Nuk ia dëshiroj asnjërit dënimin në Hagë appeared first on Gazeta Express.
