
Gazetari dhe prezantuesi televiziv rus Vladimir Solovyov, i cili është i afërt me Kremlinin, lëshoi fyerje të rënda ndaj kryeministres italiane Giorgia Melonit gjatë një episodi të programit që ai drejton në një televizion rus. Solovyov foli në rusisht dhe italisht, duke e quajtur kryeministren “fashiste” dhe “grua të keqe”.
“Tradhti është emri i saj i mesëm: ajo tradhtoi Trumpin, të cilit i ishte betuar më parë për besnikëri”, shtoi Solovyov gjatë programit të tij.
Menjëherë pas kësaj reagoi Italia, ndërsa ministri i jashtëm i Tajani thirri ambasadorin rus për një protestë zyrtare.

Nuk vonoi as përgjigja e kryeministres, Meloni, që e cilësoi gazetarin një shërbëtor të regjimit të Putinit.
“Një propagandist i regjimit nuk mund të japë leksione. Nga natyra e tij, një propagandist i zellshëm i regjimit nuk mund të japë mësime as për koherencën dhe as për lirinë. Ne, ndryshe nga të tjerët, nuk kemi detyrime, as padronë mbi kokë dhe nuk pranojmë urdhra. Busulla jonë mbetet një: interesat e Italisë. Dhe ne do të vazhdojmë ta ndjekim atë me krenari, me gjithë respektin e duhur për propagandistët”.
Në krah të Melonit doli edhe presidenti Matarela, por edhe eksponentë të opozitës italiane që dënuan fyerjet në adresë të kreut të qeverisë./TCH
The post Gazetari rus fyen Melonin: Fashiste/ Reagim i ashpër nga Italia, kryeministrja: Propagandist i regjimit të Putinit appeared first on Gazeta Express.
