Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Kosovari me banim në Kroaci raportohet i zhdukur

Mediat kroate bëjnë të ditur që policia është duke kërkuar kosovarin Bajram Gashi i cili është zhdukur në zonën e Mali Lošinj në Kroaci. Sipas informacioneve ai është parë për herë të fundit në mal, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.

Gashi është parë për herë të fundit më 14 prill 2026, kur u largua nga vendbanimi i tij.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë ose të telefonojnë në numrin 192 nëse kanë ndonjë informacion në lidhje me burrin e zhdukur ose e kanë parë atë.

Çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e personit konsiderohet i rëndësishëm, thuhet në raportimin e medias kroate.

The post Kosovari me banim në Kroaci raportohet i zhdukur appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip