TIRANË- Avokati i njohur Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Ora e fundit” në ABC News u shpreh se kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vendin e ka në burg pasi i ka shkaktuar plagë të thella Shqipërisë përmes vjedhjeve, vrasjeve dhe korrupsionit.
Ai theksoi se Berisha zotëron 230 pasuri të paluajtshme në Shqipëri dhe jashtë saj, prona këto, që sipas tij janë bërë nga vjedhja që u ka bërë qytetarëve,
“Askush nuk e dëgjon më Sali Berisha, sepse është në përçartje totale. Është një njeri, i cili i ka humbur të gjitha shpresat, jo vetëm ajo për të ardhur në pushtet, sepse e di shumë mirë që nuk vjen në pushtet.
Ai e di se çfarë krimesh ka bërë dhe çfarë procesesh të rënda janë hapur në SPAK në ngarkim të tij. Ai një orë e më parë duhet të shkojë në burgim të përjetshëm Meriton sekuestrimin e pasurive të tjera, sepse 10% e pasurive i janë sekuestruar atij. Vetëm pasuri të paluajtshme i llogariten 230 në Shqipëri dhe jashtë saj”, tha ai.
Ai u ndal te protesta e javës së shkuar, ku “grupi i zjarrit” pranë PD tentoi sërish të sulmojnë me molotovë Policinë e Shtetit, por reagimi i shpejtë i kësaj të fundit i neutralizoi para se të kryenin aktin e hedhjes së tyre.
Sipas avokatit, Sali Berisha është një person, i cili ka ardhur në pushtet me gjakderdhje dhe hija e krimit e përndjek bazhdimisht.
“Është në grahmat e fundit dhe në këtë kushte ai tenton të bëjë tollovi, tenton të vrasë policë, kërkon destabilitet. Nxit dhunë ndaj policisë. “Grupi i zjarrit” komandohet prej tij. Ai kërkon të vrasë akoma. Ai e zhduku nga faqja e dheut Remzi Hoxhën, e sepse ai kishte prova që se Berisha ishte shërbëtor i Sllobodan Millosheviçit. Ai është mësuar me gjak, erdhi në pushtet me gjakderdhje. Ai është vrasës gjakftohtë, nuk ngopet me gjak shqiptari”, theksoi ai.
Avokati kritikoi edhe Policinë e Shtetit, e cila siç thotë ai e ka toleruar në mënyrë të skajshme Sali Berishën dhe “grupin e tij të zjarrit”, të cilët me aktet e tyre kanë rrezikuar seriozisht jetën e efektivëve.
Gjatë diskutimit në studio, avokati theksoi se Policia duhet të reagonte që në protesta e para me qëllim evitimin e skenave të dhunshme.
“Policia e ka toleruar shumë Berishën dhe “Hamasin” e tij. Arrestimet duhet të bëheshin që në protestën e parë, Duhet të gjendet “fabrika” që prodhon molotovët”, tha ai./abcnews.al
