Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po kryhen në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–Fratar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky segment i rëndësishëm prej 43.6 km që sjell zhvillim të mëtejshëm për Mallakastrën.
“Mirëmëngjes dhe me punën që po vijon në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–Fratar, një segment i rëndësishëm prej 43.6 km që sjell zhvillim të mëtejshëm për Mallakastrën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./abcnews.al
