E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Irani: Kemi goditur një anije në Ngushticën e Hormuzi

Një anije është goditur nga një motovedetë e Gardës Revolucionare iraniane në Ngushticën e Hormuzit, rreth 30 km nga bregu i Omanit.

Sipas agjencisë iraniane Tasnim, anija kishte injoruar paralajmërimet dhe ndaj saj është hapur zjarr, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Agjencia britanike për operacionet detare (UKMTO) njoftoi se nga ana e anijes nuk është raportuar komunikim radio me motovedetën iraniane. Ngjarja ka ndodhur në një nga pikat më strategjike të transportit detar global.

InfoShqip