
Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshjet e kthimit gjysmëfinale.
Ferizaj – Llapi dhe Dukagjini – Ballkani, do të jenë dy çiftet e sotme në ndeshjet që do të nisin prej orës 15:00.
Ferizajasit e kishin fituar lojën e parë ndaj llapjanëve në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe sot e kërkojnë finalen e madhe, shkruan “Gazeta Express”.
Ata do të drejtohen nga trajneri i ri, Arsim Abazi pasi u ndanë me Nevil Deden në fillim të kësaj jave pas barazimit me Prishtinën e Re.

Nga ana tjetër, llapjanët janë të vendosur për ta përmbysur rezultatin pasi e duan daljen në Evropë përmes kësaj gare.
Këto dy ekipe në Superligë nuk i kanë aspak mirë punët.
Ndërkohë, afër finales është edhe Dukagjini, i cili e siguroi një epërsi solide pas lojës së parë me Ballkanin në Suharekë (3:0).
Klinasit do të luajnë në shtëpi sot në kërkim të konfirmimit të finales, ndërsa e duan po ashtu daljen në Evropë përmes Kupës.
Nga ana tjetër, ekipi nga Suhareka duket se është më i fokusuar tek Superliga, ku synon të shpallet kampion.
Por, kjo nuk nënkupton se skuadra Portokalli nuk do ta tentojë përmbysjen, ndonëse një gjë e tillë duket vështirë e arritshme.
Të dyja ndeshjet e sotme do të nisin prej orës 15:00. /Gazeta Express
The post Rikthehet Kupa e Kosovës, sot do të zbulohen dy finalistët appeared first on Gazeta Express.
