
Kina po ul çmimet e benzinës dhe naftës në pompë për herë të parë që nga fillimi i luftës me Iranin, për të pasqyruar ndryshimet në tregjet globale të naftës, sipas Komisionit Kombëtar për Zhvillim dhe Reforma.
Ky komision, i cili vepron si planifikuesi kryesor ekonomik i Kinës, përcakton çmimet e karburanteve çdo 10 ditë pune, bazuar në të dhënat ndërkombëtare të naftës bruto, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Ulja e çmimit do t’u kursejë shoferëve rreth 3 dollarë për të mbushur një rezervuar prej 50 litrave me benzinë 92 oktan.
Pekini i ka rritur disa herë çmimet maksimale të shitjes me pakicë për benzinën dhe naftën që nga fillimi i luftës, e cila ka çuar në rritjen e ndjeshme të vlerës së naftës.
The post Kina ul çmimet e benzinës appeared first on Gazeta Express.
