Wednesday, 22 April 2026
Lajme

“82-sh, fatmirësisht pshtoj”, Kurti përcjell operimin në zemër në QKUK, mjeku ia jep disa informata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në QKUK për përurimin e disa hapësirave të reja në repartin e Kardiologjisë.

Gjatë qëndrimit aty, Kurtit i ka rastisur që ta shoh edhe një ndërhyrje në zemër që po realizohej nga mjekët në klinikë.

Një prej mjekëve që dukej se njihej personalisht me Kurtin, pasi përshëndetet, i jep edhe disa informacione për operimin dhe pacientin.

“Operacion shumë i rëndë. Fatmirësisht pshtoj, 82-sh”, dëgjohet teksa i thotë mjeku-Kurtit.

The post “82-sh, fatmirësisht pshtoj”, Kurti përcjell operimin në zemër në QKUK, mjeku ia jep disa informata appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip