Wednesday, 22 April 2026
Lajme

“Paralizohet” dogana e Kapshticës, grekët probleme me sistemin, krijohen radhë të gjata në kufi

Në pikën kufitare të Kapshticë është krijuar një situatë e rënduar pas problemeve teknike në sistemin e doganës greke.

Si pasojë, qarkullimi është ngadalësuar ndjeshëm dhe në radhë janë grumbulluar dhjetëra automjete që presin prej më shumë se dy orësh për të kaluar drejt Greqisë.

Sipas informacioneve, defekti në sistemin e palës greke ka detyruar kalimin e automjeteve me procedurë manuale, duke ngadalësuar procesin e kontrollit kufitar.

Kjo nuk është hera e parë që në këtë pikë kufitare raportohen probleme teknike, të cilat sjellin vonesa dhe radhë të gjata për qytetarët që udhëtojnë mes dy vendeve.

/vizionplus.tv

InfoShqip