
Dhimbje e madhe dhe fjalë plot dëshpërim nga bashkëshortja e Alexander Manninger.
Pas tragjedisë që e goditi ish-portierin austriak, gruaja e tij Emily e ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke e treguar gjithë vuajtjen për humbjen e partnerit të jetës.
“Jam e shkatërruar”, ka shkruar ajo, duke e shpjeguar gjendjen e saj shpirtërore pas ngjarjes dramatike, përcjell “Gazeta Express”.
Një dhimbje e thellë, e përshkruar me fjalë të thjeshta, por shumë të forta.
Në mesazhin e saj, ajo ka dashur ta kujtojë jetën e tyre së bashku, duke e nënvizuar lidhjen e fortë familjare dhe momentet e shumta të lumtura të përjetuara.
“E kishim një jetë perfekte”, një fjali që përmbledh gjithçka që ata kishin ndërtuar ndër vite.
Por dhimbja nuk ndalet vetëm te kujtimet. Në mesazhin e saj del qartë edhe ndjenja e padrejtësisë për atë që ka ndodhur.
Nuk e meritojmë”, një frazë që e pasqyron tronditjen dhe mosbesimin për tragjedinë që e ka goditur familjen.
Një mesazh i fortë dhe prekës, që tregon jo vetëm dashurinë për bashkëshortin e ndjerë, por edhe dhimbjen e madhe të një familjeje që është përballur me një humbje të papritur dhe të rëndë. /Gazeta Express
The post Guaja e Manninger: Jam e shkatërruar, e kishim një jetë perfektë, s’e meritonim appeared first on Gazeta Express.
