Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Fundi i “përrallës” Leicester/ Dhjetë vite më parë shkruajti historinë, zbret në kategorinë e tretë

Ndoshta në një jetë tjetër, Leicester City do të kishte fetuar në 2 maj. Vetëm pas pak ditësh, bëhen saktësisht dhjetë vjet nga një prej arritjeve më të mëdha dhe më të pabesueshme në historinë e futbollit.

Ishte skuadra e Claudo Ranierit, që tifozët I këndonin “Dilly-ding, dilly-dong”. Përralla e Vardy dhe bëmat e Mahrez e Kante që bënë të mundur, të pamundurën duke fituar titullin kampion në Premier League.

Në vend të kësaj, “Dhelprat” duket se po bëjnë funeralin sportive të tyre. Skuadra ra në League One, ose kategorinë e tretë të futbollit anglez pas barazimit 2-2 në shtëpi kundër Hull City.

Nga përralla në makth, duke kaluar nëpër tragjedinë e vdekjes së pronarit të klubit, i cili humbi jetën pas rrëzimit te helicopter vetëm dy vite pas triumfit.

Barazimi I fundit me Hull City është një pamje e shkurtër e një sezoni dramatik.

Një humbje e dyfishtë pothuajse e pabesueshme, por që u ndikua ndjeshëm nga zbritja prej gjashtë pikësh për shkelje të rregullave të “Fair Play Financiar”.

Klubi reagoi i indinjuar, duke apeluar vendimin, por dy javë më parë ai nuk u pranua.

Pa atë zbritje pikësh, Leicester do të ishte ende në kërkim të mbijetesës. Në vend të kësaj, nuk ka mbetur asgjë për të bërë. “Dhelprat”, tashmë janë në kategorinë e tretë. Dhe më 2 maj, nuk do të ketë absolutisht asgjë për të festuar në rrugët e Leicester…

InfoShqip