Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Kontrollet në call center-a, AMP ndalon një polic, burime: Të përfshirë edhe persona të tjerë nga uniformat blu

Agjencia e Mbikeqyrjes Policiore ka ndalur nje efektiv Policie me kërkesë të SPAK, për operacionin që po zhvillohet për goditjen e një grupi Call Center.

Burime për Vizion Plus bëjmë me dije se ka dyshime që të përfshirë janë edhe disa te tjerë, pjesë e uniformave blu që janë të përfshirë në këtë rrjet Call Center.

Operacioni i kësaj të mërkure ka qenë një bashkëpunim mes SPAK dhe Policisë së Shtetit dhe autoriteteve franceze.

InfoShqip