
KRU Prishtina ka njoftuar se aksionet për identifikimin e keqpërdoruesve të ujit në komunën e Drenasit, janë duke vazhduar.
Siç njofton KRU Prishtina, qëllimi është parandalimi i keqpërdorimeve, ruajtja e burimeve të ujit, dhe, sigurimi i furnizimit të rregullt për të gjithë qytetarët.
Postimi:
Njoftohen banorët e fshatrave të komunës së Drenasit, se aksionet për identifikimin e keqpërdoruesve të ujit të pijshëm janë duke vazhduar.
Qëllimi i këtij aksioni është parandalimi i keqpërdorimeve, ruajtja e burimeve të ujit dhe sigurimi i furnizimit të rregullt për të gjithë qytetarët.
Luten të gjithë konsumatorët që të përdorin ujin e pijshëm në mënyrë të përgjegjshme dhe vetëm për nevoja shtëpiake. Çdo lidhje ilegale apo keqpërdorim i ujit do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, duke përfshirë masa ndëshkuese.
Aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
The post KRU Prishtina njofton banorët e fshatrave të Drenasit: Po vazhdojnë aksionet për identifikimin e keqpërdoruesve të ujit appeared first on Gazeta Express.
