Njësitë policore kanë realizuar një kontroll në një objekt të pabanuar në Graçanicë, ku kanë zbuluar një laborator që dyshohet të jetë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës, gjatë kontrollit janë gjetur pajisje dhe kushte që sugjerojnë aktivitet të paligjshëm të prodhimit dhe përpunimit të substancave narkotike.
Rasti është cilësuar si “Prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. /Telegrafi/
