Chelsea kanë regjistruar një nga seritë më të dobëta në të gjithë historinë e futbollit anglez, pasi u mposhtën 3-0 nga Brighton të martën mbrëma.
‘Blutë’ pësuan një humbje të rëndë në ‘AMEX Stadium’, pas golave të Ferdi Kadioglu, Jack Hinshelwood dhe Danny Welbeck, që i dhanë Brighton një fitore e cila i ngjiti ata mbi kundërshtarët, në vendin e gjashtë.
Chelsea tani ndodhet në pozitën e shtatë me 48 pikë, pas një ecurie të tmerrshme dhe pothuajse të paprecedent nën drejtimin e Liam Rosenior.
Skuadra nga Londra Perëndimore ka humbur pesë ndeshje radhazi në Ligën Premier, pasi është mposhtur nga Newcastle, Everton, Manchester City, Manchester United dhe tani Brighton.
Në këto pesë ndeshje, ata pësuan 11 gola dhe nuk arritën të shënonin asnjëherë, diçka që nuk u ka ndodhur që nga nëntori i vitit 1912.
Chelsea pati gjithsej gjashtë goditje ndaj Brighton, por asnjëra nuk shkoi në kuadrat, ndërsa tifozët në sektorin mysafir i fishkëllyen për paraqitjen e dobët, duke e detyruar Rosenior të kërkojë falje.
Skuadra e Rosenior duket se e ka hedhur poshtë garën për një vend në Ligën e Kampionëve dhe tani është shtatë pikë prapa Liverpoolit në vendin e pestë.
Ata rikthehen në aksion të shtunën me gjysmëfinalen e FA Cup ndaj Leeds në “Wembley”./Telegrafi/
