
Augrburgu e ka falënderuar Elvir Rexhbeçajn për kontributin e dhënë në këtë klub për katër sezone.
Përfaqësuesi kosovar ka vendosur t’i ndajë rrugët me klubin gjerman në fund të këtij sezoni për t’u rikthyer tek Wolfsfburgu nga edicioni 2026/27, shkruan “Gazeta Express”.
“Largimi i Rexhbecaj është konfirmuar! Kontrata që skadon e 28-vjeçarit nuk do të rinovohet dhe mesfushori do t’i bashkohet VfL Ëolfsburg sezonin e ardhshëm. Faleminderit për 4 vitet dhe 117 ndeshjet në Augsburg. Do të japim gjithçka së bashku në 4 ndeshjet e fundit! Do t’ia japim Elvis Rexhbeçajt një përshëndetje të denjë në ndeshjen e fundit të sezonit në shtëpi!”, shkroi Augsburgu.
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës do të transferohet tek Wolfsburgu si lojtar i lirë dhe me klubin e Bundesligës ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030. /Gazeta Express
The post Augsburgu e falënderon Rexhbeçajn me fjalë të mëdha appeared first on Gazeta Express.
