
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.
Gjatë takimit, siç ka thënë Vuçiq, ata kanë diskutuar për çështjet e sigurisë dhe politikës në rajon, si dhe, për ‘’pozitën e Serbisë në rrethana komplekse gjeopolitike’’.
Vuçiq ka thënë edhe se, gjatë takimit ai ka theksuar se është ‘’thelbësore që Serbia të ruajë sigurinë’’ e serbëve në Kosovë, si dhe, ‘’ vazhdimin e një politike të përgjegjshme dhe serioze që përfshin si dialogun ashtu edhe insistimin në respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe obligimeve të marra’’.
‘’ Shkëmbyem mendime për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, si dhe për format e bashkëpunimit që mund të kontribuojnë në mirëkuptim më të madh të ndërsjellë dhe ruajtjen e paqes në rajon. Besoj se biseda e hapur është e rëndësishme, veçanërisht në kohë sfidash dhe ndryshimesh të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare’’, ka shkruar mes tjerash Vuçiq.
The post Vuçiq pret Whitaker – I flet për dialogun me Kosovën dhe respektimin e ‘‘obligimeve të marra’’ appeared first on Gazeta Express.
