Në një mbledhje jashtë radhe të mërkurën Këshilli Bashkiak I Tiranës miratoi me votat e mazhorancës dhe opozitës ne salle ndihmën financiare për strehim për banorët e pallatit që u përfshi nga flakët pasditen e 14 prillit në kompleksin “Arlis” pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
Çdo familje që iu dogj apartamenti do të marri nga bashkia 40 mijë lekë në muaj derisa të rikthehet në banesën e rikonstruktuar.
Për të përfituar bonusin e qerasë banorët duhet të vërtetojnë pranë njësisë administrative pronësinë mbi apartëmentin e dëmtuar dhe se nuk kanë një banëse tjetër brenda Tiranës.
Përjashtim bëjnë ato familje që kanë më shumë se një objekt në pronësi në pallatin që u dogj.
Pas ngjarjes kryeministri garantoi familjet e dëmtuara se kompania ndërtuese do të marrë përsipër rindërtimin e pallatit dhe do tjua kthejë shtëpitë në gjendjen fillestare.
Zjarri I të martës së shkuar dogji plotësisht të paktën 30 apartamente e dëmtoi pjesërisht shumë të tjerë.
Këshilli bashkiak I Tiranës dha gjithashtu pëlqimin për kërkesën e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për kompensimin e linjave të transportit qytetas pas rritjes së çmimit të karburantit.
Projektvendimi I qeverisë synon subvencionimin e shoqërive të transportit në masën 50 lekë për litër karburant për një periudhë tre mujore.
Kompensimi do të bëhet për karburantin e konsumuar nga marsi në maj, por jo më shumë se e njejta periudhë e vitit të shkuar.
