
Alastair Campbell, Ish-këshilltari i ish-kryeministrit britanik Tony Blair, ka bërë të ditur se me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar intervistë në kuadër të padcastit “The Rest Is Politics”
Në një postim në “X”, Campbell njoftoi se episodi me Vuçiq do të publikohet të hënën, duke e cilësuar bisedën si “fascinuese” dhe duke theksuar se ajo ka përfshirë diskutime të gjera mbi çështje të ndryshme.
Ai rikujtoi gjithashtu përplasjet e mëhershme në qëndrime gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se dikur kanë qenë “në anë të kundërta”, gjë që, sipas tij, ka sjellë edhe “mospajtime të këndshme” gjatë bisedës së fundit.
“Publikohet të hënën. Një bisedë mjaft interesante për “The Rest Is Politics”, me presidentin e Serbisë, Vuçiq, në rolin kryesor. Dikur kemi qenë në anë të kundërta gjatë luftës në Kosovë, gjë që solli edhe disa mospajtime të këndshme sot. Ishte shumë bujar me kohën dhe pikëpamjet e tij për një gamë të gjerë çështjesh. E rekomandoj fuqishëm kur të publikohet”, ka shkruar ai. /Gazeta Express
Out Monday. Fascinating session for @restispolitics LEADING with Pres Vucic of Serbia. We were once opposite numbers in Kosovo war, which led to some agreeable disagreement today. Very generous with his time and views across a lot of issues. Strongly recommend when it comes out pic.twitter.com/mcdFv2uexV
— ALASTAIR CAMPBELL (@campbellclaret) April 22, 2026
The post Ish-Këshilltari i Blair e lajmëron intervistën me Vuçiq: Ishim kundërshtarë në luftën e Kosovës, sot shfaqëm mospajtime konstruktive appeared first on Gazeta Express.
