
Reperi dhe këngëtari i njohur Gjesti duket se i është rikthyer muzikës, duke sinjalizuar projekte të reja në horizont, derisa kënga e re – sipas asaj që ka publikuar Gjesti – pritet të quhet “Fuqishëm”
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, artisti ka ndarë imazhe nga studioja, ku shihet duke incizuar këngën e tij më të fundit. Krahas fotove, ai ka shkruar “Lately” (“Së fundmi”), duke lënë të kuptohet se po punon intensivisht për materiale të reja muzikore.
Në ambientet ku po zhvillohen incizimet, një vilë malore, i pranishëm ka qenë edhe Gimbo – që është shumë i pranishëm në showbiz pas hyrjes së tij në Big Brother VIP Albania – ndërsa Gjesti shihet para mikrofonit gjatë procesit të regjistrimit, shkruan GazetaExpress.



Ky rikthim vjen pas një periudhe të trazuar për artistin. Rreth një muaj më parë, ai u arrestua nga Policia e Kosovës pas një incidenti në zyrat e kompanisë që merret me distribuimin e muzikës së tij.
Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se, me urdhër të prokurorit kujdestar, këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, u ndalua për 48 orë. Sipas Prokurorisë, ai dyshohet për disa vepra penale, përfshirë “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “kanosje” dhe “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.
Fillimisht, ndaj tij u caktua masa e paraburgimit për një muaj, por më pas ai u lirua pas ankesës së paraqitur nga mbrojtja e tij ligjore.
Ndërkohë, çështja me kompaninë e distribuimit të muzikës pritet të vijojë në gjykatë, duke lënë të hapur një tjetër kapitull për artistin, i cili paralelisht duket se po fokusohet në rikthimin e tij në skenën muzikore./GazetaExpress/
The post Gjesti rikthehet në studio, paralajmëron këngë të re pas problemeve me ligjin appeared first on Gazeta Express.
