Wednesday, 22 April 2026
Lajme

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit, emërimet e reja në postet drejtuese

Gjatë ditës së sotme ka patur disa ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit. Me firmën e kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita janë ndryshuar nëndrejtorët e drejtorive vendore.

Besmir Dervishi është larguar nga Tirana si zëvendësës drejtor dhe është emëruar shef i krimeve në volum në Kukës. Në vend të tij është vendosur Oliger Torba, i cili deri tani ka qënë zv.Drejtor në Fier.

Oligert Torba

Ndryshime janë bërë dhe në qarqe të tjera të vendit në rangun e nëndrejtorëve si në Shkodër, Lezhë, Fier etj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita emëron Alban Dautaj si drejtor të Operacionales. Më herët Dautaj mbante postin e drejtorit rë Antiterrorit.

Gjithashtu është larguar dhe shefi i komisariatit nr 2 në Tiranë Ermal Kënaçi i cili është transferuar në Kukës. Ndërsa Gent Ndoj, i cili ishte Drejtor për Hetimit e Krimit Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme është transferuar në Dibër.

Ndërkohë Edmond Sula, emërohet në krye të Antiterrorit, në vend të Alban Dautajt.

InfoShqip