Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Ambasadori Whitaker shkruan për takimin me ushtarakët nga shteti i tij, Ioëa: Krenar, janë shtylla e sigurisë së Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, ka vlerësuar rolin e “Iowa National Guard” në sigurinë e Kosovës.

Përmes një postimi në “X”, pas vizitës në Kosovë, Whitaker theksoi se që nga viti 2011, Garda Kombëtare e Iowas ka qenë “shtylla kryesore” e sigurisë në vend.

Ai shtoi se partneriteti i “Whole of Iowa” përfaqëson një model të klasit botëror, duke dëshmuar, sipas tij, se lidershipi amerikan buron .

Në këtë kontekst, ambasadori tha se përfshirja e institucioneve dhe aktorëve nga Iowa në bashkëpunimin me Kosovën reflekton një angazhim të gjerë amerikan për forcimin e sigurisë dhe promovimin e vlerave demokratike në nivel global.

“Krenar që qëndroj sot me bashkëqytetarët e mi nga Iowa, përfshirë Adjutantin e Përgjithshëm të Iowa-s, Gjeneral Major Stephen Osborn. Që nga viti 2011, Garda Kombëtare e Iowa-s ka qenë shtylla kryesore e sigurisë së Kosovës, duke dëshmuar se lidershipi amerikan fillon në zemrën e vendit. Partneriteti “Whole of Iowa” është një model i klasit botëror i përsosmërisë. Ne po projektojmë forcën dhe krenarinë amerikane, duke siguruar që vlerat dhe siguria jonë të qëndrojnë të forta në nivel global”, tha ai. /Gazeta Express

The post Ambasadori Whitaker shkruan për takimin me ushtarakët nga shteti i tij, Ioëa: Krenar, janë shtylla e sigurisë së Kosovës appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip