Mustafa: Çmimet po rriten shkak i luftës në Iran, por qeveria duhet të marrë masa, heqja e akcizës ul çmimin e naftës në rreth 40 centë

Ballina2

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, në emisionin “Pressing” në T7 ka kritikuar qeverinë lidhur me menaxhimin e krizës së çmimeve të energjisë dhe karburanteve, duke theksuar se qytetarët dhe bizneset po përballen me një valë të re inflacioni.

Sipas Mustafës, rritja e kostove nisi në mesin e vitit 2025, kur bizneset u detyruan të dalin në tregun e hapur të energjisë dhe u përballën me dyfishim të faturave të rrymës.

Ai shtoi se situata është përkeqësuar më tej nga rritja e çmimit të naftës si pasojë e zhvillimeve globale, por shtoi se qeveria duhet të marrë masa – një nga to e përmendi edhe largimin e akcizës.

“Në mes të vitit 2025 kur bizneset u detyruan të dalin dhunshëm në tregun e hapur energjetik dhe iu dyfishuan faturat e energjisë, filloi një valë e re e inflacionit. Tash e kemi atë valë mbi atë valë që po nxitet nga rritja e çmimit të naftës. Rritja po ndodh për shkak të luftës, por qeveria duhet të marrë masa. Si masë e drejtpërdrejtë do të ishte heqja e akcizës, që do të nënkuptonte uljen e çmimit të naftës për rreth 40 centë”, u shpreh ai. /Gazeta Express

The post Mustafa: Çmimet po rriten shkak i luftës në Iran, por qeveria duhet të marrë masa, heqja e akcizës ul çmimin e naftës në rreth 40 centë appeared first on Gazeta Express.

Scroll to Top