Mirena: Nuk duket e palogjishme ajo që tha Gani Geci, deputeti i VV-së mund të jetë vënë në lajthitje

Ilir Mirena

Gani Geci tha në Pressing në T7 se “dikush ia ka dhënë fjalimin për ta lexuar”, deputetit të listës Guxo, Fatos Geci.

Për këtë deklaratë, gazetari Ilir Mirena tha se ka logjikë kjo që e tha Gani Geci.

Mirena tha se deputeti Fatos Geci mund të jetë vënë në lajthitje.

“E kanë shfytëzuar mllefin e familjes Geci ndaj komunikatës 59, ky deputeti i ri mund të jetë vënë në lajthitje e ka marrë të gatshme atë dhe e ka lexu një deklaratë të tillë”, tha Mirena. /Gazeta Express

The post Mirena: Nuk duket e palogjishme ajo që tha Gani Geci, deputeti i VV-së mund të jetë vënë në lajthitje appeared first on Gazeta Express.

Scroll to Top