Provimi i jurisprudencës, Aliu: Turp i madh që nuk është zgjidhur për 22 vite

Azir Aliu

I ftuar në Click Plus, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu foli edhe për provimin e jurisprudencës që studentët shqiptarë kërkojnë të jetë edhe në gjuhën shqipe.

Siç tha Aliu, provimi i jurisprudencës është një problem që ka ekzistuar edhe më parë dhe tani, udhëheqësia aktuale po përballet me të duke theksuar që është problem që do ta zgjidhin.

Aliu pati kritika për opozitën që siç tha “është turp shumë i madh nëse zgjidhja është shumë e lehtë dhe nuk është zgjidhur problemi për 22 vite”, ndërkohë shtoi se tani ngrenë zërin dhe thonë se ka një problem.

“E vëreni se sa turpi është i madh të zgjosh nga gjumi të rinjtë dhe të thuash kemi problem, problemi është lehtë i zgjidhshëm a unë nuk e kam zgjidhur për 22 vite”, deklaroi Aliu. /tv21

Scroll to Top