Detaje/ Plagosja me thikë në Korçë, ja si nisi konflikti mes të rinjve! 15-vjeçari u godit tri herë

IMG 5744 790x400

Një konflikt mes të rinjve në fshatin Bulgarec të Korçës ka përfunduar në plagosje me thikë.

Një 18-vjeçar ka goditur tre herë me thikë një 15-vjeçar.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dy të rinjtë ditën e djeshme janë konfliktuar duke luajtur me letra brenda një lokali në fshat.

Debati ka qenë vetëm verbal, ndërsa mbrëmjen e sotme një 18 vjeçar ka kërkuar 15 vjeçarin të dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar.

Duket se gjithçka ka qenë e paramenduar pasi 18 vjeçari ka nxjerrë menjëherë thikën duke e goditur tre herë, fillimisht në kurriz, me afër afër veshkave e me pas edhe në vesh.

Kanë qenë të pranishmit që kanë ndaluar agravimin me tej te këtij konflikti, ndërsa policia ka shoqëruar dy persona në komisariat.

Adoleshenti i plagosur ndodhet në spitalin rajonal të Korçës dhe po merr mjekim të specializuar por është jashtë rrezikut për jetën.

Scroll to Top