Lamine Yamal shënoi nga penalltia pasi realizoi penalltinë në minutën e 39-të të ndeshjes së Barcelonës kundër Celta Vigos.
Pas realizimit të penalltisë, Lamine Yamal u rrëzua në tokë, duke i sinjalizuar stolit se kishte pësuar një problem.
Lamine u drejtua menjëherë për në dhomat e zhveshjes, ndërsa askush nuk ishte i sigurt se cili ishte saktësisht problemi.
18-vjeçari e la Barcelonën me epërsinë 1-0, duke arritur tashmë shifrën e 24 golave dhe 20 asistimeve këtë sezon.
Pas golit, po ashtu ndeshja mes Barcelonës dhe Celta Vigos është ndalur në fundin e pjesës së parë për disa minuta. Lojtarët qëndronin në fushë, por jo aktivë.
Sipas Marca, ndeshja është ndërprerë për shkak të një emergjence në tribuna. U raportua që ndihmë mjekësore po i jepet një tifozi të Celtas. Lojtarët u kthyen në fushë dhe pjesa e parë u mbyll 1-0. /Telegrafi/

