Nehat Geci: Vëllai i Fatos Gecit i tha se Ilir Kërçeli e ka shkruar fjalimin ku urohet burgimi i përhershëm i Hashim Thaçit

Ilir Kerceli

Nehat Geci, vëllai i Gani Gecit, ka thënë se Ilir Kërçeli e ka shkruar fjalimin e Fatos Gecit ku uron burgim të përhershëm të Hashim Thaçit.

Këtë informacion Geci thotë se e ka marrë nga Artoni, vëllai i Fatonit.

“Sot rreth orës 13:50 isha në një kafiteri në Skenderaj duke pirë kafe së bashku me dy nipërit e mi, Artonin (vëllanë e Fatosit) dhe Festimin. Gjatë një bisede telefonike me Fatosin, ai më tregoi personalisht se fjalimin që ka mbajtur në Kuvend ia ka shkruar deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, të cilin unë në fakt nuk e njoh fare. Pas kësaj, bëra një hulumtim të shkurtër për të parë se kush eshte Ilir Kërçeli dhe gjeta ketë foto. Kjo është e vërteta e kësaj historie. Këtë bisedë e kanë kuptuar edhe Artoni dhe Festimi”, ka shkruar Geci.

Më parë, Fatos Geci shkroi se fjalimin e ka shkruar vetë, duke i quajtur spekulime pretendimet, përfshirë edhe deklaratën e xhaxhait të tij Gani Gecit. /Gazeta Express

The post Nehat Geci: Vëllai i Fatos Gecit i tha se Ilir Kërçeli e ka shkruar fjalimin ku urohet burgimi i përhershëm i Hashim Thaçit appeared first on Gazeta Express.

Scroll to Top