
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Francë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Franca në Shqipëri, të shtetasit: -A. S., 43 vjeç, banues në Francë.
Këtij shtetasi, Gjykata e Durrësit, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Shtetasi A. S. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë (pjesëtarë të grupit kriminal), kanë planifikuar vrasjen e 2 shtetasve, duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.
Gjithashtu, shtetasi A. S. dyshohet se në vitin 2023, në rajonin e Balarus, Francë, është përfshirë në një rast të marrjes së një shume parash (40 000 euro), nëpërmjet kërcënimit me armë, në kuadër të bandës së organizuar. Për këtë ngjarje, Njësia për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Shqipëri dhe Zyra Kombëtare për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Francë kanë shkëmbyer informacion, duke qenë se dyshohej se një ndër autorët e përfshirë ishte shtetas shqiptar.
The post Operacioni i koduar “The Wanted” – Arrestohet 43-vjeçari, planifikoi vrasjen e dy personave appeared first on Gazeta Express.
