E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Dy  motra nga Mitrovica bëhen Doktore të Shkencave Mjekësore

Drr

Komuniteti mjekësor është  pasuruar sot me dy arritje të jashtëzakonshme akademike.

Brenda vetëm dy ditësh, në Universitetin “Semmelweis” të Budapestit, dy motra nga  Mitrovica mbrojtën me sukses tezat e tyre të doktoraturës.

​Dr. Fjolla Zhubi Bakija mbrojti doktoraturën në lëminë e Kardiologjisë, ndërsa Dr. Esra Zhubi në lëminë e Neurologjisë, duke shënuar kështu një kapitull të ri në karrierat e tyre profesionale.

​Ky sukses është vazhdimësi e një tradite të shkëlqyer familjare dhe profesionale.

Ato janë  bijat e infektologes së njohur në Mitrovicë, Dr. Luljeta Buçinca-Zhubi.

​Arritjet e tyre në një nga universitetet më prestigjioze të mjekësisë në Evropë janë një krenari jo vetëm për familjen Zhubi, por për Kosovën dhe  qytetin e Mitrovicës.

Ky është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe shkencës që lartëson emrin e mjekësisë kosovare në arenën ndërkombëtare.

81e0f56e 83cb 47db Af72 048676b77ed8 445x600
5efde3b9 A7f9 4f16 B70e B30d90e0ea8e 450x600

The post Dy  motra nga Mitrovica bëhen Doktore të Shkencave Mjekësore appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip