Në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt një minutë heshtjeje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.
Deputetët socialistë respektuan figurën e njohur të letrave shqipe me një moment solemn, por seanca u zhvillua pa praninë e opozitës.
Kjo e fundit kishte bojkotuar më herët punimet parlamentare, pas përjashtimit nga seanca të deputetit Luciano Boçi.
