E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Kosovë/ Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Shumë shpejt vijmë me lajme të mira

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar “lajme të mira” pas takimit që ka mbajtur të enjten në mbrëmje në një restorant me ish-presidenten Vjosa Osmani.

Për mediat e pranishme, Abdixhiku ka thënë se takimi ishte “darkë mes miqsh”.

“Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit dhe shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira. Pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së, por shumë shpejt vijmë me lajme të mira”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërkaq Osmani, derisa nuk ka pranuar të deklarohet, shumë shkurt mediave u tha se “ishte një kafe mes miqsh”.

InfoShqip