E diel, 03 Maj 2026
Lajme

BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

Be 1 656x400

Bashkimi Evropian shprehu keqardhje që partitë politike në Kosovë nuk identifikuan një figurë unifikuese për kandidat për president të vendit, duke bërë që shteti të organizojë zgjedhjet e treta në më pak se një vit e gjysmë.

Një zëdhënës i BE-së tha se blloku evropian shpreh keqardhje që partitë politike nuk arritën të identifikojnë një figurë unifikuese për presidentin e vendit, duke çuar në organizimin e zgjedhjeve të treta brenda një periudhe më pak se një vit e gjysmë.

“Është urgjente për Kosovën që të forcojë dialogun ndërpartiak për të siguruar funksionimin efikas të institucioneve dhe për të mos humbur mundësi që u sjellin përfitime qytetarëve, përfshirë ato nga Plani i Rritjes,” tha zëdhënësi i BE-së për Radio Evropa e Lirë.

Pas dështimit të deputetëve për të zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues, Kuvendi u shpërnda më 28 prill. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar zyrtarisht datën 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

InfoShqip