E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Eliminime dhe hyrje te reja, Ferma e VIP-ave premton surpriza në Vizion Plus

Fe 671x400

Në Fermën e VIP-ave, çdo ditë që kalon rrit intensitetin e lojës, ndërsa konkurrentët përballen me sfida të reja dhe dinamika gjithnjë e më të forta.

Pas zhvillimeve intensive të kësaj jave, me tensione dhe dinamika të forta mes fermerëve gara hyn në një fazë më delikate.

Në qendër të spektaklit të sotëm pritet të jetë nominimi i 14 fermerëve, ku njëri prej tyre, më pak i votuari do të jetë i eliminuari i radhës, një moment ky që gjithmonë ndryshon balancat brenda lojës. Dhe sigurisht vendimi i takon vetëm publikut.

Por veç eliminimeve mbrëmja e sotme ka dhe surpriza të papritura. Disa hyrje të reja në fermë, do të sjellin një dimension të ri loje, edhe pse një pjesë e fermerëve kanë tashmë mbi një muaj të izoluar.

Paralelisht, zgjedhja e sares si kryefermere e ndarja e punëve prej saj ka sjell jo pak tensione dhe pakënaqësi gjatë këtyre ditëve.

Megjithatë pavarësisht debateve ka patur edhe histori dashurie që po zhvillohen brenda fermës. Vanesa dhe Indri tashmë duket se kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre, e nga ana tjetër Fabiola dhe Adioni pas mesazhit të marrë nga vëllai i fermeres janë disi më të tërhequr nag njëri-tjetri.

Spektakli i sotëm që transmetohet live në Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara, premton surpriza, formula të reja dhe sfida emocionuese që do të ndryshojnë edhe një herë balancat në fermë.

/vizionplus.tv

InfoShqip