E mërkurë, 06 Maj 2026
Lajme

Protesta në ditën e punëtorëve, tubime e përplasje me policinë në Stamboll, Torino e Athinë

Taksim 649x400

Protesta dhe manifestime janë zhvilluar në mbarë botën me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të kërkuar më shumë të drejta sociale dhe kushte më të mira pune.

Në Stamboll protestat u shoqëruan me tensione mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Policia reagoi duke iu hedhur tubuesve gaz lotësjellës dhe ujë për të mos i lejuar të arrinin në Sheshin Taksim.

Edhe në Torino pati përplasje mes policisë dhe demonstruesve.

Qyetetarë të shumtë u mblodhën në Athinë për të kërkuar më shumë të drejta

Në Seul situata ishte më e qetë. Protestuesit u mblodhën në mënyrë paqësore ku kërkuan siguri më te madhe në punë dhe mbrojtje sociale.

/vizionplus.tv

InfoShqip