E premte, 01 Maj 2026
Lajme

Gol dhe asist, Qazim Laçi nuk përmbahet në Turqi

A 3 637x400

Qazim Laçi po zhvillon një ndeshje thuajse perfekte këtë të premte ndërsa Rizerspori është duke fituar 3-1 përballë Koniasporit.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 16-të, por vetëm 2 minuta më pas Qazim Laçi bën thuajse gjithçka vetë dhe barazon shifrat në 1-1.

Ndëkrohë në të 58-ën Laçi bën një tjetër magji, ndërsa i jep asistin që do të sillte golin e vanatnazhit shokut të tij të skuadrës Mbude.

Augusto do të shënonte dhe golin e tretë për vendasit në të 65-ën.

Laçi rezulton të jetë padyshim lojtari më efikas i Rizesporit këtë sezon. Dhe pse është mefushor, qëndron si golashënuesi kryesor i ekipit me shtatë gola. Po ashtu regjistron edhe nëntë asistime.

Kontributi i tij në 16 gola përgjatë kampionatit, ishte dhe asisti kryesor i Rizesporit për mbijetesën. 30-vjeçari u transferua në merkaton e verës së kaluar dhe rezultoi investimi i duhur.

InfoShqip