E premte, 01 Maj 2026
Lajme

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat

29d2dcc5 Cd9b 485e Bb00 9f6ad27b00f0 1024x683 1 600x400

Në kuadër të vizitës treditore në Zagreb, si pjesë e Forumit të International Democrat Union, delegacioni i Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi një takim me ish-Presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesic.

Gjatë takimit, Berisha dhe Mediu falënderuan Mesic, të cilin e cilësuan si një mik të vjetër të tyre dhe të shqiptarëve, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj kombit shqiptar, veçanërisht për Pavarësinë e Kosovës dhe bashkëpunimin e tij, si dhe të Kroacisë, në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh kritik ndaj situatës aktuale në Shqipëri, duke theksuar se ndryshe nga Kroacia, e cila tashmë është vend anëtar i Bashkimit Evropian, Shqipëria ka shënuar regres. Sipas kryetarit të PD-së, korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zgjedhjeve të lira kanë ndikuar negativisht në rrugën europiane të vendit.

Nga ana tjetër, ish-Presidenti Mesic theksoi se shqiptarët duhet të ndjekin çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat dhe për të kapërcyer situatat e vështira me të cilat përballet vendi.

Adc3f5e8 F856 4192 B81b Dffab7b84e08 1024x683 1 600x400

2bdddc37 9369 4c82 Be2f 5553b8d85d5c 1024x683 1 600x400

InfoShqip